Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e diasporës maqedonase në Budapest

23 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila ndodhet në Budapest me rastin e shënimit të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956, u takua me përfaqësues të diasporës maqedonase këtë mëngjes.

Në këtë takim morën pjesë persona të shquara nga fusha e biznesit, shkencës, arsimit, teknologjive të informacionit, si dhe studentë.

Ata e informuan Presidenten me rolin dhe angazhimin e tyre në jetën shoqërore të Hungarisë, si dhe me situatën aktuale në vend.

Bashkëbiseduesit shprehën dëshirën e forcimit të marrëdhënieve maqedonase-hungareze. Ata bënë propozime për promovimin e vendit para publikut hungarez dhe njohjen më të mirë të ndërsjellë kulturore, duke theksuar veçanërisht mundësitë e zhvillimit të turizmit. Ata theksuan nevojën e hapjes së qendrave kulturore në të dy vendet.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, komunikimi i vazhdueshëm me diasporën, përmes misioneve diplomatike të Maqedonisë, është veçanërisht i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe afirmimin e atdheut.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësi për krijimin dhe njohjen e diasporës së vogël maqedonase në shoqërinë hungareze.

Ajo theksoi rëndësinë e diplomacisë kulturore dhe përshëndeti përkushtimin dhe aktivitetin e tyre në lidhje me kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit