Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Xhastin Koulson, përfaqësuese e UNFPA-së

21 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Xhastin Koulson, përfaqësuesen e Fondit për Popullatën e Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për Bosnjën dhe Hercegovinën, drejtoreshën e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për aktivitetet e përgjithshme të kësaj Agjencie dhe bashkëpunimit me shtetin tonë.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke shprehur falënderim për partneritetin afatgjatë, vlerësoi se përpjekjet e UNFPA-së për përparimin e shëndetit riprodhues, barazinë gjinore dhe angazhimin rinor në shoqërinë maqedonase lanë përfitime konkrete për grupet vulnerabile dhe i përshëndeti projektet dhe iniciativat e zbatuara deri më tani në bashkëpunim me qeverinë maqedonase.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e vet për mbështetjen e punës së rëndësishme të UNFPA-së dhe tha se pret përforcim të partneritetit në vitet para nesh.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Thirrje publike për aplikimin e kandidatëve për vullnetarë

Thirrje publike për aplikimin e kandidatëve për vullnetarë

Në bazë të nenit 4 të Programit të Vullnetarizmit në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, shpallim THIRJE PUBLIKE për aplikimin e kandidatëve për vullnetarë Ftojmë kandidatët e interesuar të aplikojnë në thirrjen publike për...