Urimi nga Presidentja Siljanovska Davkova me rastin e festës së madhe krishtere të Lindjes së Krishtit – Krishtlindja

6 Janar 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së madhe krishtere –  Krishtlindja, u dërgoi mesazh urimi qytetarëve që festojnë ditën e Lindjes së Krishtit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe të Justinian Primës, z. z. Stefan, si dhe Presidentit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore Metodiste, Emil Zaev.

Të nderuar miq,

Me nder të veçantë dhe respekt të madh, ju përgëzoj festën e madhe krishtere të Lindjes së Krishtit – Krishtlindja, ditën e lindjes së Hyj-Fëmijës dhe Shpëtimtarit të botës, në të cilin natyra hyjnore dhe njerëzore u bashkuan dhe u personifikuan në unitet të përsosur.

Nga thellësia e zemrës sime uroj që paqja e Zotit të mbretërojë në çdo shtëpi ortodokse, duke e mbushur atë me virtytet e Zotit.

Lindja e Krishtit, edhe pas më shumë se dy mijëvjeçarësh, na frymëzon me dashuri të pamasë dhe mirësi të pafundme, harmoni dhe paqe, duke na kujtuar të japim ndihmë, mbështetje dhe ngushëllim të pakushtëzuar për të gjithë ata që kanë nevojë për to.

Edhe këtë vit, festa e Krishtlindjes do të forcojë besimin dhe shpresën tonë dhe do të na kujtojnë nevojën njerëzore për të bërë vepra të mira.

Le të gëzohemi jetës dhe të kontribuojmë në të mirën e komunitetit.

Le t’i hapim zemrat tona gjerësisht për të gjithë fqinjët tanë, në mënyrë që, të bashkuar në bashkësi, të krijojmë dhe ndërtojmë mirëqenien e shoqërisë maqedonase.

Krishti u lind!

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...