Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Qipros, Andreas Fotiu

31 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të Andreas Fotiu, ambasadoret të sapoemëruar të Republikës së Qipros me seli në Beograd.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi midis dy vendeve fituan një qëllim dhe dinamikë të re dhe vlerësoi se ato bazohen në mirëkuptimin e ndërsjellë, respekt reciprok dhe dëshirën për ndërtimin e lidhjeve të forta ndërmjet vendeve dhe qytetarëve. Presidentja theksoi se e respektojmë tërësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Qipros, si dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe theksoi se e vlerësojmë shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme nga Republika e Qipros për integrimin tonë të plotë në Bashkimin Evropian.

“Do ta vlerësonim shumë nëse vazhdoni të veproni pozitivisht në të ardhmen dhe të mbroni nevojën për të ruajtur dinamikën e zgjerimit të BE-së. E ardhmja evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është garanci për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit, por edhe për ruajtjen e kredibilitetit të vetë Bashkimit”, tha Presidentja.

Ajo shprehu besimin se të dyja shtetet i pret një periudhë e suksesshme me mundësi të konsiderueshme për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe se në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit të krijuar do të vazhdojmë të angazhohemi aktivisht në krijimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

Në fjalën e tij, ambasadori Andreas Fotiu e theksoi përkushtimin e përbashkët për paqen, stabilitetin dhe përparimin, ndërsa theksoi se është thelbësor forcimi i bashkëpunimit dhe thellimi i dialogut të ndërsjellë për çështjet që i tangojnë të dy kombet.

“Si ambasador, jam gati të punoj shumë për të promovuar lidhje më të ngushta midis vendeve tona, duke avancuar partneritetin tonë ekonomik, kulturor dhe politik”. Besoj se nëpërmjet bashkëpunimit mund t’u përgjigjemi sfidave të përbashkëta, të promovojmë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të çojmë përpara idealet e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut”, tha ambasadori i sapoemëruar i Qipros.

Ambasadori Fotiou riafirmoi mbështetjen e Qipros për rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe përgëzoi paraqitjen e agjendës ambicioze të reformave në kuadër të Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ai vuri në dukje se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të konsoliduar paqen, stabilitetin afatgjatë dhe prosperitetin në rajon dhe shprehu besimin se anëtarësimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian do të sjellë mundësi edhe më të mëdha për bashkëpunim dhe zhvillimin.

Presidentja Siljanovska Davkova, ambasadorit të sapoemëruar qipriot i uroi suksese  në zbatimin e funksionit  të përgjegjshëm diplomatik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit