Presidentja Siljanovska Davkova u takua me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski

21 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Presidentja Siljanovska Davkova e përshëndeti aktivitetin intensiv të infrastrukturës, si përgjigje ndaj nevojës për lidhje më të mirë të brendshme dhe rajonale, si dhe lidhje me BE-në.

Në infrastrukturën moderne, ajo sheh bazë për zhvillim më të shpejtë ekonomik, si dhe rritje të investimeve vendase dhe të huaja.

Ministri Nikolloski e informoi Presidenten mbi ndërtimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe për aktivitetet për përmirësimin e transportit publik.

Të dy shprehën pritshmërinë e tyre se projektet strategjike në sektorin e transportit do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe në mundësimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi ndryshimet e fundit të Ligjit për planifikimin urbanistik. Sipas ministrit, shumica prej 68 votash “pro” flet për një shkallë të lartë përputhshmërie midis deputetëve.

Me ndryshimet ligjore për instalimin e termocentraleve fotovoltaike dhe turbinave me erë, ai nuk sheh rrezik të shtuar për tokat pjellore dhe beson se ka mekanizma ligjorë për ta parandaluar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...