Siljanovska Davkova – Van der Bellen: Austria mbetet mbështetëse e rëndësishme dhe e sinqertë e Maqedonisë në rrugën e integrimit europian

11 Nëntor 2026 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në margjinat e Konferencës së Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31) në Antalia, u takua me Presidentin e Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Në këtë bisedë u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera të Maqedonisë dhe Austrisë, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi dhe bashkëpunim, si dhe vlera të përbashkëta europiane.

Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore të Austrisë për rrugën e integrimit europian të Maqedonisë dhe për angazhimin e saj ndaj stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi të ardhmen e projektit europian dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke theksuar se besueshmëria e tij është krijuar mbi rregulla të qarta, kritere të barabarta dhe meritë, ndërsa perspektiva europiane duhet të mbetet reale dhe e arritshme për vendet kandidate.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se zgjerimi nuk paraqet vetëm çështje politike dhe ekonomike, por edhe çështje sigurie, veçanërisht në kohën e tensioneve gjeopolitike që kërcënojnë paqen në Europë.

Të dy theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të Maqedonisë dhe Austrisë në fushën e ekonomisë, energjisë, politikave për klimën, arsimit dhe kulturës.

Në takim në fjalë u shpreh gatishmëria për intensifikimin e dialogut politik në nivelin më të lartë, ndërsa si hap konkret në këtë drejtim, u ra dakord të mbahet takim zyrtar midis dy presidentëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit