Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Kasandra Fernando, kryesuesen e Grupit të miqësisë në Parlamentin e Australisë

30 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Kasandra Fernando, kryesuesen e Grupit të miqësisë në Parlamentin e Australisë.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel parlamentar.

Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se vizita e deputetes Fernando, e dyta me radhë në shtetin tonë është konfirmim i përkushtimit për thellim të bashkëpunimit.

Presidentja Siljanovska Davkova në këtë takim theksoi se edhe përkrah largësisë gjeografike, të dy shtetet vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhënie të fuqishme bilaterale, duke theksuar diasporën maqedonase në Australi, e cila jep një kontribut të fuqishëm në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë australiane dhe është urë lidhjeje midis dy shteteve.

Në këtë takim Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se shteti ynë e vlerëson lar mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që e jep Australia në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike dhe shprehu shpresën se kjo mbështetje do të reflektohet, gjithashtu, edhe në bashkëpunimin në nivel parlamentar.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se bashkëpunimi ekonomik nuk i ndjek marrëdhëniet e mira politike midis dy shteteve dhe vlerësoi se ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zmadhimin e shkëmbimit tregtar.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...