Siljanovska Davkova zhvilloi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

21 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me kërkesë të saj, zhvilloi bisedë telefonike sot në mëngjes me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet miqësore maqedonaso-azerbajxhane dhe gatishmërinë për t’i avancuar ato më tej duke thelluar dialogun politik dhe duke zhvilluar bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.

Në kontekstin e një krize globale energjetike, të dy presidentët shkëmbyen mendime mbi problemet në rritje dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre.

Në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, të konfirmuar dhe të forcuar nga vizita zyrtare e Presidentes në Baku, presidentët Siljanovska Davkova dhe Aliyev kanë rënë dakord ta vazhdojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit