Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin për Ndryshimet Klimatike (COP31) në Antalia

11 Nëntor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot më datë 11 nëntor 2026, e mërkurë, në Antalia, Republika e Turqisë, do të marrë pjesë në Samitin e Lidershipit në kuadër të Konferencës së 31-të të Palëve (COP31) të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Presidentja Siljanovska Davkova është planifikuar të mbajë fjalim në seancën e parë plenare për krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe në dialogun e nivelit të lartë kushtuar kalimit në energji të pastër dhe elektrifikimit. Në këtë samit, presidentja Siljanovska Davkova do të zhvillojë takime dypalëshe me disa nga pjesëmarrësit.

Si pjesë e delegacionit të Maqedonisë në samitin COP31 përfshihen Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, si dhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Božinovska.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit