Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Çekisë, Irena Gecova

22 Shtator 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pranoi sot letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Çekisë, Irena Gecova. Në këtë takim, u riafirmua miqësia midis dy vendeve, të cilat kanë promovuar vazhdimisht marrëdhëniet dypalëshe dhe kanë forcuar partneritetin e tyre në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që nga viti 1994.

Presidentja Siljanovska Davkova njeh potencialin dhe mundësinë për intensifikimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, me të cilën pajtohet edhe Ambasadorja Gecova, duke theksuar fushat e sigurisë, biznesit dhe arsimit si sfida bashkëpunimi më të gjerë dhe më të thellë, si dhe komunikimin më të madh midis qytetarëve të Çekisë dhe Maqedonisë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu bindjen e saj se përvoja e frytshme diplomatike e Ambasadores Gecova, si dhe njohuritë e saj të shkëlqyera për këtë rajon, premtojnë se jemi në prag të hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet maqedonaso-çeke.

Ajo falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e saj të sinqertë dhe parimore në rrugën tonë të gjatë dhe të vështirë drejt Brukselit. E udhëhequr nga sfidat aktuale gjeopolitike, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm për arsye gjeografike, historike dhe kulturore, por edhe si garanci e besueshme për sigurinë, stabilitetin dhe rezistencën europiane ndaj ndikimeve të padëshiruara dhe të paparashikueshme.

Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova vuri në dukje paqëndrueshmërinë ligjore, politike dhe etike të tolerimit të mosrespektimit të parimeve dhe vlerave europiane, të përcaktuara në aktet kushtetuese të BE-së nga anëtarët e saj, fqinjët tanë, megjithëse mbështetja prej tyre duhet të jetë më e madhe.

Sipas saj, duhet t’i jepet fund bllokimit joeuvropian të negociatave tona, d.m.th. abuzimit të vetos në funksion të bilateralizimit të procesit të negociatave, i frymëzuar nga qëllimi për të rishikuar historinë duke diktuar kushte irracionale, të lidhura me sfidimin e identitetit të maqedonasve, ose të çdo populli tjetër ballkanik.

Presidentja Siljanovska Davkova, nëpërmjet ambasadores së sapoemëruar, i bëri ftesë Presidentit të Republikës së Çekisë për të na vizituar.

Në fund, ajo i uroi ambasadores Gecova shëndet të mirë dhe kryerje të suksesshme të funksionit fisnik dhe të përgjegjshëm që mban.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit