Pyetje: Me një grup qytetarësh keni diskutuar në Kabinetin tuaj mbi temën e ndryshimit të emrave të rrugëve. Ja ku është rasti me kryetarin e kësaj komune, a mund të na përshkruani se çfarë do t’i përcillnit atij, supozoj, gjatë bisedës?
Presidentja Siljanovska Davkova: Në rregull, rasti është për diçka tjetër, duhet të them, se disa ditë më parë kryetari i komunës më vizitoi dhe më ftoi të jem pjesë e një manifestacioni të mrekullueshëm “Vera Kulturore e Tetovës”. E pranova me kënaqësi ftesën dhe ja ku jam. Sa i përket pyetjes suaj – po, pranova një letër, mendoj se letra nuk më ishte drejtuar vetëm mua, por të gjitha institucioneve shtetërore. Në këtë letër, më informojnë për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe sheshit, duke treguar se duhet të bëhet me model gjithëpërfshirës, d.m.th., në një proces gjithëpërfshirës, pra, të gjithë qytetarët duhet të përfshihen, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe fetare sepse të gjithë duhet të gëzohen dhe të identifikohen me emrat, që do të thotë se për mua, supozoj edhe për kryetarin e kësaj komune, ka emra, tituj që bashkojnë, jo ndajnë, emra dhe tituj që kanë kuptim për qytetarët pavarësisht përkatësisë. Kam thënë po, nuk prisja që të më pyesnit këtë tani, por po, kur të takohem me kryetarin e komunës do ta diskutoj këtë çështje. Jam e sigurt se meqenëse më ftoi në një manifestacion të tillë, ai i kupton edhe dilemat që më paraqiten. Mendoj se do të zgjidhet ashtu siç duhet, në mënyrë civile, gjithëpërfshirëse, me konsensus, sepse ne gjithmonë themi se kjo e ashtuquajtur shumicë e dyfishtë ose shumicë e Badinter-it është po aq e vlefshme në nivel qendror dhe lokal dhe se askush nuk mund të përjashtohet dhe nuk duhet të përjashtohet kur vendoset për një çështje që ndikon drejtpërdrejt mbi identitet dhe kështu edhe integritetin e të gjithë njerëzve. Ndër të tjera, një nga arsyet pse jam këtu është të tregoj se jam presidente jo vetëm i qytetarëve të Shkupit, por i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre dhe se jam e gatshme të shkoj në vende ku kryetarët e komunave nuk janë të etnisë maqedonase sepse kjo është e parëndësishme për shoqërinë civile. Problemet janë të njëjta kudo, ato prekin të gjithë njerëzit dhe kështu duhet të sillemi.
Pyetje: Presidente, në periudhën e kaluar, ju patët takim me këshilltarët e pavarur në kabinetin tuaj. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata e gjejnë veten në një lloj vakumi për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme, d.m.th., kanë filluar të formohen, tashmë ka njoftim se do të shndërrohen në parti politike nga të pavarur. Cili është qëndrimi juaj për këtë?
Presidentja Siljanovska Davkova: Unë jam më e përgatitur për këtë sepse, për fat të mirë ose për fat të keq, zgjedhjet janë specialiteti im. Po, ata kërkuan të takoheshin dhe sigurisht që takimi u zhvillua. Ata kanë të drejtë, edhe ju keni të drejtë, kur thoni se aktualisht jemi në një gjendje vakumi ligjor ose boshllëku ligjor sepse Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy nene të Kodit Zgjedhor, nenin 17 dhe nenin 18. Ato u miratuan diku në muajin mars, mendoj, mund të gabohem, por në vitin 2024. Pas 19 vitesh nene të ndryshme, të cilat nuk shkaktuan reagime tek qytetarët se ata mendojnë se partitë nuk janë sipas dëshirës së tyre, kështu që ata zgjidhin lista të pavarura, nuk kishte asnjë, as ata që formuan lista të pavarura, as vetë qytetarët, nuk kishin asgjë kundër kësaj. Pra, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi atë.
Shfuqizimi u bë për shkak të procedurës së shkurtuar. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese, në arsyetimin e vendimit, tregon disa arsye ose zgjidhje problematike që duhet të merren parasysh. Procedura u shkurtua. Kodi Zgjedhor paraqet akt ligjor tepër i rëndësishëm dhe gjithmonë thuhet se duhet të shkohet me konsensus kur krijohen zgjidhje, konsensus kur them, dëshiroj të them si qeveria ashtu edhe opozita. Ishte me procedurë të shkurtuar edhe tani, gjithashtu, përsëri me një procedurë të shkurtuar, nuk e kuptoj pse. Është e vërtetë, nga ajo që unë e di, se ka një farë konsensusi midis partive në pushtet, por edhe në opozitë, për zgjidhjet e reja, të propozuara rishtazi. Megjithatë, për shkak të shumicës së dyfishtë, mendoj se këto zgjidhje nuk janë miratuar ende, nuk janë votuar. Përndryshe, nëse mbetemi me vakum ligjor, duhet të them se listat ose kandidatët e pavarur do të jenë në gjendje të formohen përsëri, sepse neni 60 nuk është shfuqizuar, ndërsa neni 60 thotë se kandidatët për zgjedhjet lokale mund të nominohen nga partitë politike, por edhe nga qytetarët, përmes listave të pavarura. Pra, përgjigjja do të ishte se atëherë nuk do të kishte nevojë as për nënshkrime. Kjo është situata aktuale.
Nëse votohet propozimi i ri, ai për të cilin ka marrëveshje duket se është midis qeverisë dhe opozitës. Si dikush që e njeh vërtet këtë çështje, duhet të theksoj si në vijim: kur Gjykata Kushtetuese liston çështjet që duhet të shqyrtohen para se të ndryshohet Kodi Zgjedhor, çfarë tregon ajo? – Ajo tregon aktet ndërkombëtare të rëndësishme për këtë çështje. Ajo tregon Dokumentin e Helsinkit, tregon rregullat e OSBE-së, tregon rregullat ose kodin e praktikave të mira zgjedhore të Komisionit të Venedikut. Të gjithë thonë se – po, mund të vendosen kushte për listat, por ato nuk duhet të jenë diskriminuese dhe duhet t’i stimulojnë qytetarët. Sidomos kur flasim për nivelin lokal. Fakti është se shumica e listave të pavarura ose përfaqësuesve të listave të pavarura i janë përkushtuar mbrojtjes së, di edhe për Tetovën, mjedisit jetësor. Dhe, tani shikoni, ju përmendët një parti politike. Disi, kur Lëvizja Demokratike, partia që merrej kryesisht me mbrojtjen e mjedisit jetësor, nuk ishte shumë aktive, u hap hapësirë. Tani është e vërtetë, 1,000 nënshkrime janë më pak se 3,500, ose më pak se 4,500, dhe tani dilema është e vërtetë, a nuk ka diskriminim këtu? Pra, drejtohem deputetëve, dhe nëse harrova, unë isha anëtar i Komisionit të Venedikut, ai kod i praktikave të mira zgjedhore, thotë se një maksimum prej 1% e votuesve në komunë duhet të tolerohet si kusht për mbledhjen e nënshkrimeve. Pra, kjo është arsyeja pse bisedova me Kryetarin e Kuvendit (dhe tani i uroj të shërohet shpejt), sepse e dini qëndrimin e tij, ai gjithashtu ka mirëkuptim – kundër diskriminimit. Pra, drejtohem deputetëve. Unë i njoh, më pyetni tani, si duken të gjithë për nënshkrim.
Komunat më të vogla janë të prekura më së shumti. Sa më e vogël të jetë komuna, aq më i madh është devijimi nga 1%. Dhe tani, për hir të së vërtetës, do të them se vetëm në Shkup është nën 1%. A ishte 0.75 apo 0.55 – në përgjithësi, të tjerët janë mbi të. Pse të mos i përmbahemi standardeve europiane? Sepse kur të shihni listat nëpër vendet, do të shihni përqindje ose numra shumë të vogla. Pse ndodhet kjo? Për të aktivizuar qytetarët, veçanërisht në nivel lokal, për të marrë pjesë në jetën politike.
Sepse politika nuk ka të bëjë vetëm me këtë. Politika ka të bëjë me mundësinë e të gjithëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes. Pra, po pres që të flas përsëri me kryetarin. U konsultova me pothuajse të gjithë udhëheqësit e partive politike, por edhe me njerëz në Parlament edhe me opozitën, duhet ta theksoj. E theksova këtë, përfaqësuesit folën me të gjithë, mendoj se erdhën tek unë, pikërisht nga këshilltarët që tani po thonë se do të formojnë një parti politike, “Qytetin e Gjelbër” ose diçka të tillë, i dëgjova argumentet e tyre. Por unë i di ato argumente. Pra, nëse për 19 vjet nga viti 2006, kur u miratua Kodi Zgjedhor, deri në vitin 2024, një sistem funksiononte dhe ata ishin të kënaqur, pse tani, në vend që të bëjmë një hap përpara, duhet të bëjmë një hap prapa ose të ndalemi sepse Gjykata Kushtetuese mund të bëjë atë që ka bërë tashmë përsëri.
Pyetje: Edhe një pyetje tjetër, dje në Tetovë patëm një ngjarje të pakëndshme, ku një grua u pengua nga oficerët e policisë të kryente vetëvrasje. Një pjesë e publikut, organizatat e shoqërisë civile ngritën çështjen, përsëri, për cenueshmërinë e grave në shoqërinë tonë. Një nga pikëpamjet tuaja se sa larg është kjo çështje, kjo temë?
Presidentja Siljanovska Davkova: Fatkeqësisht, edhe këtu duhet të bëjmë një hap prapa. Isha e lumtur këto ditë, kur pashë se edhe në Itali, tashmë ekziston një vepër penale e femicidit. Ne kemi, megjithëse nuk emërtohet si femicid në Kodin Penal, por e kemi atë kualifikim dhe për fat të keq, shumë herë, përndryshe i tmerrshëm, femicidi është në rritje, për fat të keq. Shumë herë, gjyqtarët, në vend që të kërkonin atë kualifikim, gjetën ndonjë kualifikim tjetër, më të lehtë. Si grua, unë jam më fuqimisht kundër kësaj.
Kjo çështje është e dhimbshme për mua sepse po hyjmë, besoni ose jo, mendoj unë, në grupin e pesë vendeve dhe kjo nuk është shoqëri e mirë, ku ka një shkallë të lartë të skllavërisë moderne. Skllavëria moderne, që do të thotë abuzimi i grave, po, të cilat joshen në një mënyrë tjetër për punë, dhe më pas detyrohen të prostituohen, për fat të keq. Më duket se nevojitet një veprim i përbashkët rajonal, diçka ndoshta me ndihmën e Interpolit, sigurisht, për t’i dhënë fund kësaj. Nuk është e mirë në hartën e botës të jeni ndër vendet ku tolerohet skllavëria moderne. Mendoj se Ministri i Punëve të Brendshme, studenti im meqë ra fjala, nuk duhet ta lejojë këtë dhe duhet të ndërmarrë veprime serioze për t’i dhënë fund kësaj. Sepse këto ditë ju kujtohet, edhe bota, të gjitha gazetat raportuan për ngjarje të ngjashme diku në vendet arabe. Gjithashtu, për një person që ishte gati të sakrifikonte jetën e tij, është shumë e shëmtuar nëse kjo po ndodhet edhe këtu. Kështu që po bëj thirrje për veprim, e dënoj, ne gratë duhet të jemi të parat që e kundërshtojmë këtë, por së bashku, mendoj se të gjitha duhet ta bëjmë. Sepse dëgjova se disi të njëjtët njerëz po lëviznin nëpër rajon. Dëshiroj të them se kjo është e frikshme. Të kuptuarit është i frikshëm.