Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Takimin e Shtatë të Komunitetit Politik Europian

1 Tetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova është në një vizitë pune në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës, duke filluar nga sot, për të marrë pjesë në Takimin e Shtatë të Komunitetit Politik Europian.

Ajo do të mbajë një fjalim në panelin e diskutimit me titull “Siguria dhe Rezistenca – Kërcënimet Tradicionale dhe të Reja”, i cili do të kryesohet nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama.

47 krerë të shteteve dhe qeverive janë ftuar në takimin në Kopenhagë. Temat kryesore do të jenë lufta në Ukrainë dhe hapat e nevojshëm për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt në kontekstin e një situate gjeopolitike konfliktuale.

Duke pasur parasysh sfidat e shumta që përfshijnë operacione të koordinuara kibernetike, sabotim të infrastrukturës kritike dhe probleme me fluksin e migracionit, udhëheqësit do të diskutojnë domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit. Fokusi do të jetë në nevojën për të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e vet, si dhe forcimin e bashkëpunimit industrial dhe teknologjik.

Komuniteti Politik Europian është një platformë, qëllimi kryesor i së cilës është të inkurajojë dialogun politik me qëllim zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Deri më tani janë mbajtur 6 takime.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...