Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të PBEJL

13 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), i cili mbahet sot në Shkup, si aktivitet final në kuadër të kryesimit maqedonas të Procesit, nën moton “Urëzimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit.”

Në fjalimin e saj, Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se në 28 vitet e fundit, Procesi u ndihmoi pjesëmarrësve të mbyllin disa çështje të hapura, të ndërtojnë besim të ndërsjellë dhe të bashkëpunojnë për arritjen e qëllimit të përbashkët, dhe ky  është qëllimi që e gjithë Evropa Juglindore të fitojë një flamur të përbashkët – flamuri i Bashkimit Evropian.

Këto angazhime të përbashkëta, sipas presidentes Siljanovska Davkova, kanë dhënë rezultate konkrete – disa janë anëtarësuar me të drejta të plota, të tjerët kanë filluar negociatat për anëtarësim, ndërsa të tjerët janë kandidatë ose kanë paraqitur kërkesë për anëtarësim.

Sipas presidentes Siljanovska Davkova, edhe përkundër arritjeve të padiskutueshme të deritanishme, jemi dëshmitarë të një ngadalësimi të bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në vitet e fundit, për shkak të stagnimit në integrimet evropiane, lidhjes së pamjaftueshme të infrastrukturës dhe energjisë, plakjes demografike dhe emigrimit masiv të të rinjve.

E gjithë kjo, tha presidentja, kulmoi me agresionin rus kundër Ukrainës, i cili është një kërcënim për paqen dhe stabilitetin, por edhe për sigurinë njerëzore dhe energjitike dhe sigurinë ushqimore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Komunikatë për shtyp

Komunikatë për shtyp

Pyetje: A keni vendosur se kë do të emëroni guvernator? Presidentja Siljanovska-Davkova: Sigurisht, unë e mora vendimin tim, por ju thashë se kjo nuk thuhet kurrë publikisht më parë, por i dërgohet organit, sepse Kuvendi vendos dhe ju do ta merrni vesh. Do të...

Deklaratë për median dhe përgjigje për pyetjet gazetareske pas ngjarjes  për promovim të gjetjeve të  Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit të veprimit gjinor për avancimin e barazisë gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë

Deklaratë për median dhe përgjigje për pyetjet gazetareske pas ngjarjes për promovim të gjetjeve të Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit të veprimit gjinor për avancimin e barazisë gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë

Pyetje: Ju jeni komandantja supreme e parë femër dhe keni një grua që është gjithashtu në selinë tuaj si ndihmëse. Çfarë tjetër prisni të bëhet në këtë drejtim gjatë mandatit tuaj? Presidentja Siljanovska-Davkova: Siç dëgjuat nga vetëvlerësimi, jemi në rrugën e duhur....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova viziton Gostivarin

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova viziton Gostivarin

Më 19 maj, Ditën e përkujtimit të reformatorit të madh dhe themeluesit të Republikës Turke, Kemal Ataturk, si dhe Ditën e rinisë dhe sportit, të festuar nga anëtarët e komunitetit turk, Siljanovska-Davkova vizitoi Shkollën Fillore "Mustafa Kemal Ataturk" dhe shoqatën...