Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Kler Harasti, drejtoreshën e Organizatës ndërkombëtare të punës për Evropën Qendrore dhe Lindore

30 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Kler Harasti, drejtoreshën e Organizatës ndërkombëtare të punës për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në këtë takim u bisedua mbi angazhimin e deritanishëm të kësaj organizate te ne, mbi rolin e Organizatës ndërkombëtare të punës gjatë miratimit të politikave sociale, mbi mbështetjen gjatë formimit të Këshillit ekonomik-social në vitin 2010, vendosjen e rrogës minimale, si dhe mbi zbatimin e një sërë politikash për zmadhimin e përqindjes së punësimit midis të rinjve dhe në miratimin e strategjive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Presidentja Siljanovska Davkova, si luftëtare e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të punës, shprehu mbështetjen e saj për aktivitetet e Organizatës ndërkombëtare të punës dhe theksoi se do të vazhdojë të mbështesë me zë të lartë të gjitha nismat dhe projektet për përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve.

Të dy bashkëbisedueset folën edhe për bashkëpunimin e Organizatës ndërkombëtare të punës me institucionet kompetente maqedonase, ku u theksua se organizata do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të investojë kapacitetet e saj për përmirësimin e standardit të punëtorëve, si dhe krijimin e kushteve për panair dhe punësim dinjitoz për të gjithë.

Nga anëtarësimi në Organizatën Ndërkombëtare të punës në vitin 1993, kurse si rezultat i përkushtimit që t’i respektojë standardet ndërkombëtare të punës, shteti ynë ka ratifikuar 81 nga 191 konventa të Organizatës ndërkombëtare të punës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...