Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadoren Kristin Melsom

23 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale të cilat në tri dekadat e fundit bazohen në miqësinë tradicionale dhe partneritetin konstruktiv. Në këtë drejtim u riafirmua përkushtimi kultivim të mëtejshëm të vlerave të përbashkëta, dinamizimit dhe përparimit të dialogut dhe bashkëpunimit politik në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe konkrete norvegjeze në zhvillimin e kapaciteteve tona dhe realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve të jashtme politike. Në këtë drejtim, theksoi se integrimi në strukturat euroatlantike dhe anëtarësimi në BE janë parakusht i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të rajonit.

Në kontekst të bashkëpunimit ekonomik, të dy bashkëbisedueset e theksuan rëndësinë e Odës Ekonomike Norvegjeze-Maqedonase në Oslo, si nxitje e fortë për bashkësitë e biznesit, përforcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të shkëmbimit tregtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në ceremoni solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti sot Presidenten e parë të Republikës së Indisë, Drupadi Murmu që është në vizitë zyrtare të vendit. Takimi ballë për ballë u pasua pas takimit plenar të...