Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në shënimin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956 në Budapest

22 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në shënimin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956 në Budapest nesër (më 23 tetor 2026, e premte).

Në kuadër të programit ndërkombëtar, do të mbahet seancë ceremoniale e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, si dhe tubim qendror përkujtimor në Sheshin “Lajos Kossuth”.

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në një drekë pune të shtruar nga Presidenti i Hungarisë, András Baca, për krerët e delegacioneve.

Me rast të shënimit të 70-vjetorit, do të mbahet një ceremoni gala në Shtëpinë Shtetërore të Operas Hungareze. Përkujtimi do të përfundojë me një pritje në Muzeun e Arteve të Bukura në Sheshin e “Heronjve”, të organizuar nga Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar.

Gjatë vizitës së saj në Hungari, Presidentja Siljanvoska Davkova do të takohet me përfaqësues të diasporës maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit