Delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara

7 Korrik 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do ta udhëheqë delegacionin shtetëror maqedonas në Samitin e NATO-s, që do të mbahet sot dhe nesër, më 7 dhe 8 korrik 2026, në Ankara, Republika e Turqisë.

Delegacioni përfshihet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Gjeneral Major Sashko Lafçiski.

Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Në fokus të agjendës së këtij samiti do të jetë forcimi i sigurisë kolektive të Aleancës përmes investimeve më të mëdha në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe përmirësimin e aftësive mbrojtëse, si dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Në margjinat e këtij samiti, Presidentja Siljanovska Davkova është planifikuar të takohet me krerët e delegacioneve nga disa prej shteteve anëtare të NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...