Presidentja Siljanovska Davkova u takua me përfaqësuesit e Mëngjesit Kombëtar të Lutjes

1 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot me përfaqësuesit e Mëngjesit Kombëtar të Lutjes, i cili i kushtohet mirëkuptimit, faljes, pajtimit dhe unitetit përmes lutjes së përbashkët. Për herë të parë, në vitin 1953, Presidenti Eisenhower mori pjesë në mëngjesin e lutjes në Uashington.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rolin e veçantë të kësaj ngjarjeje në zgjimin dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, përgjegjësisë dhe respektit për të tjerët në epokë të përçarjeve, mosbesimit dhe konflikteve, duke shkelur ligjin, etikën dhe moralin.

Për të, ekzistenca dhe interesi për Mëngjesin Kombëtar të Lutjes konfirmojnë se pavarësisht dallimeve politike dhe fetare, dialogu mund t’i bashkojë njerëzit.

Ajo kujtoi personalitetin e ish-Presidentit Boris Trajkovski dhe gatishmërinë e tij për pajtim.

Përfaqësuesit e Mëngjesit Kombëtar të Lutjes dhe Presidentja Siljanovska Davkova shkëmbyen pikëpamje mbi situatën rajonale përmes prizmit të integrimit europian, por edhe mbi marrëdhëniet maqedono-amerikane përgjatë historisë dhe brenda kornizës së partneritetit strategjik.

Presidentja Siljanovska Davkova vuri në dukje paqëndrueshmërinë e tolerancës së organeve të BE-së ndaj shkeljes së parimeve dhe vlerave themelore, të garantuara në të drejtën ndërkombëtare dhe europiane nga anëtarët e saj, në shembullin e integrimit europian të Maqedonisë.

Sipas pjesëmarrësve në dialog, vendosmëria amerikano-maqedonase për të përmirësuar marrëdhëniet e ndërsjella është e dukshme.
Për të gjithë, dialogu duhet të ketë përparësi ndaj konfrontimit, toleranca ndaj intolerancës dhe paqja ndaj luftës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit