Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

28 Tetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke filluar nga sot  do të qëndrojë në vizitë pune të Republikës së Francës, me rastin e pjesëmarrjes së saj në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris.

Nesër, të mërkurën, më 29 tetor 2025, Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në hapjen e forumit, i cili këtë vit mbahet me temën “Koalicione të reja për paqen, njerëzit dhe planetin”.

Ajo do të flasë në sesionin “Rëndësia e bashkëpunimit rajonal në Ballkan për gjeneratat e ardhshme”, ku do të diskutohet se si bashkëpunimi më i thellë rajonal mund të krijojë mundësi konkrete për të rinjtë përmes investimeve të përbashkëta në fushën e arsimit, lëvizshmërisë, inovacioneve dhe përfshirjes sociale. Në këtë sesioni do të shqyrtohet gjithashtu edhe si angazhimi i të rinjve mund të bëhet shtyllë e ripërtëritjes demokratike dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në darkën, e cila do të shtrohet nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në nder të të ftuarve të shquar të Forumit të Paqes në Paris.

Forumi i Paqes në Paris, i themeluar në vitin 2018, është platformë ndërkombëtare për avancimin e qeverisjes globale, paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...