Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Forumin e 9-të të Paqes në Paris

9 Nëntor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova është në vizitë pune të Republikës së Francës, me rastin e pjesëmarrjes së saj në edicionin e nëntë të Forumit të Paqes në Paris.

Nesër, të martën, më 10 nëntor 2026, Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në hapjen e forumit, i cili këtë vit mbahet nën titullin “Bashkimi i Forcave për atë që ka më shumë rëndësi”.

Ajo do të mbajë fjalim në panelin e diskutimit “Mbrojtja e Vijës: Sovraniteti në Epokën e Kërcënimeve Hibride”, dhe gjithashtu do të jetë pjesë e darkës gala, e cila do të organizohet nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive – pjesëmarrës në Forumin e Paqes në Paris.

Forumi i Paqes në Paris, i themeluar në vitin 2018, paraqet platformë ndërkombëtare për avancimin e qeverisjes globale, paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit