Presidentja bisedoi me anëtarët e IN Orkestër dhome e Manastirit

20 Shkurt 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordаna Siljanovska Davkova bisedoi me anëtarët e IN Orkestër dhome të Manastirit:  u.d. drejtorin Dejan Cvetkovski, dirigjentin dhe themeluesin Vlladimir Dimovski, violinistin Nikolla Trajanovski dhe violonçelistin Ljupço Milevski.

Në fokusin e bisedës ishin sukseset, problemet dhe sfidat me të cilat përballohet orkestra.

Bashkëbiseduesit e njohën Presidenten me historinë e tyre muzikore prej katër dekadash, të cilën ata vazhduan ta shkruanin pas një pauze të shkurtër në vitin 2013.

 

Ata folën me dashuri për shfaqjet e shumta ndër vite, repertorin e larmishëm, bashkëpunimin me artistë të shquar vendas dhe të huaj, talentet e reja dhe koncertet e suksesshme.

Presidentja shprehu respekt për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre pasionant, për rezultatet e dukshme, të rëndësishme jo vetëm për Manastirin dhe publikun manastiras, por edhe më gjerë.

Duke evokuar momente të paharrueshme muzikore me ta, Presidentja e theksoi rëndësinë e investimit në kulturën muzikore dhe ndikimin pozitiv të tij në shëndetin shpirtëror të njerëzve dhe shtetit.

Ajo sheh tek ata artistë të mirë, kurse në muzikën e tyre si një frymëzim të fortë për brezat.

Të ftuarit shkëmbyen me Presidenten jo vetëm momentet e bukura, por edhe të vështira në jetën muzikore, kryesisht të natyrës financiare për shkak të buxhetit modest të institucionit.

Presidentja e vuri në dukje rëndësinë e mbijetesës së kësaj orkestre të njohur, të vetme jashtë kryeqytetit, duke theksuar se entuziazmi muzikor ka nevojë për një stimul financiar.

Pjesëmarrja e suksesshme e kësaj orkestre në festivale të shumta të njohura të muzikës klasike anembanë Evropës, si dhe përpunimi i shkëlqyer i muzikës origjinale maqedonase, dëshmon traditën e Manastirit për kultivimin e arteve, si dhe talentin e pashtershëm muzikor maqedonas.

Për Presidenten mbete e paharruar shfaqja e tyre në Romë gjatë festimit të ditës së Shën.  Kirilit dhe Metodij.

Edhe Manastiri, publiku manastiras edhe publiku nga rajoni kanë nevojë të madhe për IN Orkesta e dhomës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...