Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i nënshkroi dekretet për avancimin dhe vendosjen e oficerëve me grada gjenerali

6 Mars 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen, ka nxjerrë dekrete për emërimin e oficerëve në pozitat formuese të parapara për gjeneralë.

Komandant i Brigadës, Mirçe Gjorgovski, shefi i deritanishëm i Shtabit në Komandën për operacione, është vendosur për komandant në Komandën për operacione në  Shtabin e Përgjithshëm të Armatës.

Gjenerali i brigadës Besnik Emini, komandant aktual i Komandës në Komandën operative në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, është emëruar për Këshilltar Shtetëror për Politikë dhe Planifikim në Drejtorinë për Politikë dhe Planifikim, Menaxhimin e Krizave dhe Bashkëpunim Civil-Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjenerali i brigadës Orce Jordev, këshilltari i deritanishëm i shefit të Shtabit të Përgjithhsëm të Armatës për trajnim, stërvitje dhe mësime të nxjerra, është emëruar drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski, drejtor i deritanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, është emëruar këshilltar i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës për stërvitje, stërvitje dhe mësime të nxjerra.

Koloneli Vasko Kokolanski është liruar nga detyra e komandantit të Komandës për Stërvitje dhe Doktrina dhe do të emërohet në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës.

Koloneli Lulzim Nuredini është emëruar në detyrën komandant i Komandës për Trajnime dhe Doktrina dhe me dekret të Presidentes është ngritur në gradën Gjeneral Brigade.

Të gjitha dekretet e nënshkruara nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zbatohen menjëherë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...