Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”

19 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja, Dr. Gordana Siljanovska Davkova, gjatë vizitës së saj në Republikën e Sllovenisë, mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Lubjanës, ku ka marrë doktoraturën, me temën: “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”, para profesorëve dhe studentëve të shumtë, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.

Ligjërata i referohet natyrës së kushtetutës, si akti më i lartë juridik dhe marrëveshja më e gjerë dhe më e rëndësishme midis qytetarëve, me theks mbi ndryshimet kushtetuese si mekanizëm për reformimin e sistemit politik ose modelit të organizimit të qeverisjes, me qëllim të zgjidhjes së problemeve sociale të natyrës së ndryshme. Fokusi ishte mbi kushtetutën maqedonase dhe 36 ndryshimet e saj nga viti 1992 deri më sot.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova vlerësoi se kushtetuta jonë, megjithëse formalisht dhe ligjërisht konsiderohet si një nga kushtetutat e forta, është ndryshuar shpesh, dhe ndryshimet më shpesh diktoheshin nga jashtë, dhe jo të krijuara nga brenda, duke marrë karakterin e inxhinierisë kushtetuese, dhe jo të një procesi reformues në interes të qytetarëve.

Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi mosrespektimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese, me ç’rast shkelet legjitimiteti i zgjidhjeve të reja.

Gjëja më problematike për Presidenten Siljanovska Davkova është se zgjidhjet kushtetuese “sui generis” dobësojnë institucionet, qytetarët dhe shoqërinë civile, ndërsa forcojnë udhëheqësit etnikë si arbitra në shoqëri.

Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, ne kemi nevojë të ngutshme për shtet të mirë, modern dhe sistem politik demokratik, funksional, të ngjashëm dhe të pajtueshëm me ato europiane.

Në rrugën e gjatë drejt Brukselit, të ngarkuar me pengesa që lidhen me çështjet e identitetit, të cilat, sipas kushtetutshmërisë europiane, nuk mund të jenë kusht për integrimin europian, më shpesh na shtynë drejt ndryshimeve kushtetuese që nuk na çojnë përpara, por përkundrazi na kthejnë prapa, duke na ankoruar në llogore historike irracionale.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke cituar opinione të Komisionit të Venedikut, nene të akteve themeluese të BE-së, vendime të Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, dispozita të kushtetutave të vendeve të tjera, qëndrime të profesorëve të së Drejtës Kushtetuese dhe Ndërkombëtare, theksoi natyrën problematike ligjore dhe politike të Kornizës Negociuese dhe Përfundimeve të Këshillit Europian për ne, duke theksuar se përmes interpretimit politik dhe/ose ligjor, në frymën e së drejtës europiane, situata e status quo në të cilën ndodhemi duhet të kapërcehet, pa u shtyrë në një akt të ri të inxhinierisë kushtetuese, duke humbur energjinë e një rishikimi politik të historisë, në vend të reformave të Kopenhagës!

Presidentja Siljanovska Davkova iu përgjigj pyetjeve të shumta të parashtruara nga studentët, kolegët dhe ambasadorët, e më pas u zhvillua një debat me studentët dhe profesorët maqedonas në Slloveni

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...