Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Odil Reno-Baso, kryetaren e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim.
Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm me BERZH-in, i cili është investitori kryesor institucional në shtetin tonë, me 2.9 miliardë euro të investuara në 190 projekte. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për realizimin e projekteve të shumta investuese, të cilat kontribuojnë theksueshëm në infrastrukturën tonë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e aktiviteteve investuese të BERZH-it në drejtim të mbështetjes së konkurrencës, përforcimit të integrimit rajonal dhe mbështetjes së afrimit me BE-në, si dhe mbështetjes së tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër nëpërmjet qëndrueshmërisë më të madhe në shfrytëzimin e burimeve.
Presidentja Siljanovska Davkova e riafirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, nëpërmjet realizimit të projekteve të reja, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike.