Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Dragan Jaqimoviq, ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës

20 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Jaqimoviq.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale të dy vendeve, mundësitë për bashkëpunim në disa fusha me interes të ndërsjellë, si dhe mbi nxitjen e bashkëpunimit rajonal në drejtim të ballafaqimit me sfidat e sigurisë rajonale dhe integrimeve evropiane.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, të cilat karakterizohen nga mirëkuptimi, mbështetja dhe respektimi i ndërsjellë. Ajo theksoi se ekziston interesi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik duke shfrytëzuar mundësitë dhe potencialet për rritjen e tregtisë, si dhe për avancimin e mëtejshëm të dialogut politik.

Në takim, Presidentja Siljanovska Davkova e përshëndeti vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bosnjë dhe Hercegovinën, kurse e theksoi edhe mbështetjen maqedonase për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Ajo theksoi se mbështetja jonë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Bosnjës dhe Hercegovinës do të vazhdojë, duke shprehur gatishmërinë tonë për shkëmbim të përvojave në këtë plan.

Në raport me bashkëpunimin rajonal, Presidentja theksoi se nevojitet të vazhdohet puna për përparimin e tij me qëllim që të ballafaqohemi me sfidat e sigurisë rajonale dhe integrimit evropian të rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...