Presidentja Siljanovska Davkova e vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes

4 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës Presidentja Siljanovska Davkova u takua me ministrin e Mbrojtjes, Vllafo Misajllovskin, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko Gjurchinovski, si dhe me gjeneralët në Armatë dhe udhëheqësit në Ministri.

Në këto takime, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi gjendjen aktuale, proceset e transformimit dhe modernizimit dhe pajisjes, trajnimet dhe aktivitetet që janë të rëndësishme për realizimin e misionit të Armatës, si dhe pjesëmarrjen në operacionet me të cilat kontribuojmë në sigurinë kolektive.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në Armatë si institucioni me besimin më të madh në shtet dhe aleate e dëshmuar në Aleancë nevojitet me patjetër investim i mëtejshëm për përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës në të gjitha kapacitetet strehuese. Ajo shprehu pritjen se Armata, si edhe deri më tani do të vazhdojë me përkushtimin e njëjtë ta përmbushë obligimin e vet kushtetues që të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë, kurse përfaqësuesit e Armatës të vazhdojnë të jenë shembull për profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit