Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer

8 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup dhe menaxherin e projektit Davor Pashovskin.

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet dhe projektet e Fondacionit Konrad Adenauer të fokusuara në promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe përforcimit të shoqërisë qytetare. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për mbështetjen e përgjithshme të Fondacionit dhe bashkëpunimin e frytshëm në këto fusha, si një nga parakushtet kryesore për integrimet evropiane maqedonase.

Duke iu referuar kontributit të vazhdueshëm të Fondacionit në organizimin e trajnimeve, konferencave dhe debateve kushtuar të rinjve, Presidentja e theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në proceset reformuese të vendit dhe në harmonizimin me standardet evropiane

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...