Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Organizatës “Maqedonasit e bashkuar” nga Kanadaja

5 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti përfaqësuesit e Organizatës “Maqedonasit e bashkuar” nga Kanadaja.

Në këtë takim ku morën pjesë kryetari i OOMK-së, Risto Durllovski dhe sekretari Dragi Stojkovski, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi aktivitetet dhe qëllimet aktuale të organizatës dhe për veprimet e tyre në drejtim të përfaqësimit të interesave dhe nevojave të bashkësisë maqedonase në Kanada.

Në këtë drejtim, përfaqësuesit e organizatës e njohën Presidenten me aktivitetet e tyre për ruajtjen dhe promovimin e traditës, kulturës dhe gjuhës maqedonase, si dhe arritjet dhe sukseset e tyre në fusha të ndryshme në shoqërinë kanadeze, nëpërmjet të cilave kontribuojnë në afirmimi i atdheut dhe përforcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Presidentja e theksoi përkushtimin e saj për kultivimin dhe thellimin e marrëdhënieve me mërgimtarët maqedonas, duke theksuar se ata janë një segment i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shtetit tonë dhe është e domosdoshme të ndërtohen lidhje të qëndrueshme nëpërmjet bashkëpunimit, hapjes së mundësive afariste, transferimit të njohurive dhe investimeve.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi çështjet e interesit kombëtar, të cilat i shqetësojnë edhe mërgimtarët maqedonas, si dhe mbi rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...