Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në hapjen e Shkollës së 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në UKEM

16 Gusht 2024 | Fjalimet, Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në hapjen e Shkollës  së 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën.  Kirilit dhe Metodij”, e cila me mbështetjen e saj mbahet në Ohër deri më 29 gusht 2024,

Duke theksuar se gjuha maqedonase dhe Seminari për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën. Kirilit dhe Metodij” kanë jo vetëm rëndësi nacionale por edhe më gjerë internacionale, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se ai është një gërshetim i ndritshëm i shkencës së lartë, edukimit në praktikë, zhvillimit të lektorateve të maqedonistikës në botë, bashkëpunimeve, rrjetëzimeve, projekteve si dhe diplomaci kulturore.  Presidentja shtoi se beson se zhvillimi i turizmit kulturor si një degë e rëndësishme shoqërore dhe ekonomike, si një prej prioriteteve do të japë me të vërtetë fruta.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë maqedonase deri më tani ka organizuar 56 shkolla verore dhe tri shkolla dimërore, si edhe 50 konferenca ndërkombëtare shkencore ku kanë marrë pjesë më shumë e 4.000 pjesëmarrës nga mbi 60 vende, midis të cilëve edhe maqedonistë të shquar, profesorë të gjuhës dhe letërsisë maqedonase në universitetet e huaja, sllavistë, ballkanistë, përkthyes, bashkëpunëtore shkencorë dhe studentë që e kanë mësuar gjuhën maqedonase në lektoratet tona dhe universitetet në botë.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

 


Të nderuar të pranishëm,

Mirë se erdhët në Maqedoni dhe në qytetin e moçëm të Ohrit, burimin e shkrim-leximit dhe të arsimit dhe të vlerave të larta qytetare si shkenca, kultura dhe arti.   Jam e bindur se këtu gërshetohen bukuritë e natyrës dhe shtresat e historisë, arkeologjisë, trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore si dëshmitar i kreativitet njerëzor dhe mbijetesës nëpër kohë.   Prandaj edhe prej meje, mirë se erdhët në Ohër, Jerusalemin maqedonas, në qytetin e UNESKO-s, në metropolin kulturor, në metropolin turistik të Ballkanit dhe të Evropës, në qytetin sinonim për kulturën.

Kam nderin të përshëndes kuvendin e madh ose enorm akademik maqedonas i cili pikërisht sot bashkohet drejt një ngritjeje të re, me hapa të rinj në histori, e cila ndërtohet, e cila dendësohet me energji dhe potenciale nga e gjithë bota, duke u derdhur në idenë e madhe shkencore maqedonase, të udhëhequr nga ky institucion kulturor kulti për mua 57 vjet – Seminar Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase në Universitetin “Shën.   Kirili dhe Metodi” në Shkup, një nga vendet e mia të preferuara.  Prej sot jam e sigurt se, siç tha edhe drejtoresha “fara” shkencore maedonase do të mbillet edhe njëherë jo vetëm këtu por do të hidhet dhe shpërhapet në mbarë botën.

Me krenari do të them se veprimtaria e Seminarit Ndërkombëtar është vazhdimësi me dinjitet e misionit kolosal të iluministëve pansllavë, mësuesve të parë, të diplomatëve dhe vizionarëve – Shenjtorët Kirili dhe Metodij, misionin e të cilëve e vazhduan dhe e zhvilluan nxënësit e tyre më besnikë Shën. Klimenti i Ohrit dhe Shën. Naumi i Ohrit.

Është përmendur kolosi Bllazhe Koneski. Ai e njohu misionin e Shenjtorëve Kirili dhe Metodij si: “fillim i një lëvizjeje të fuqishme”, kurse për veprimtarinë e Shën. Klimentit të Ohrit theksoi se ai është: “organizator i një qendre, i një prej mjediseve të para dhe më të fuqishme kulturore sllavo-arsimore dhe kishtare-fetare, në suazat e të cilës ka vepruar edhe Shkolla e shquar e letërsisë së Ohrit.”

Për këtë periudhë, Koneski thotë: “(…) Maqedonia ka rrezatuar gjerë në botën sllave.  Kjo është një e kaluar e largët, por ne, kuptohet, jo vetëm se nuk e harrojmë por e përfshijmë gjithnjë edhe më fuqishëm në vetëdijen tonë të zgjuar historike.  Besoj se po bëhemi gjithnjë dhe më të vetëdijshëm mbi rolin e qendrave tona kulturore në atë kohë të largët, me qëllim përdor shumësin – qendra, sepse Qendra e Shën. Klimentit ose e Ohrit është gjithsesi më e rëndësishmja, por jo e vetmja”.

Historia e proceseve kulturore, arsimore dhe shpirtërore – është e gdhendur thellë, e vulosur në thelbin tonë, në qenësinë tonë, entitetin tonë maqedonas, dhe prandaj mbani mend: gjuha maqedonase, shkrim-leximi, letërsia dhe kultura duhet të përjetësohen në: historinë kulturore, por edhe në memorien kulturore dhe historike.

Do ta përmend përsëri të madhin, Gane Todorovski, i lindur para 95 vjetësh, i cili ka ndikuar dhe do të ndikojë mbi vetëdijen maqedonase – nëpërmjet këngës dhe nëpërmjet shkencës, flet për praninë e “eurofjalës” në truallin tonë, sepse Evropën – ne e kemi në shtëpi, dhe se zemra e Evropës troket nga bukuritë dhe antikitetet e Maqedonisë. Dhe se historia e artit dhe arkeologjisë – neve na dëshmon, ne i kemi bashkëbanorë, siç argumentojnë historia e gjuhës maqedonase, dialektologjia dhe të gjitha disiplinat gjuhësore, letrare-historike për traditën e madhe dhe historinë e cila i përket trashëgimisë kulturore botërore.  

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur miq,

Gjuha maqedonase dhe Seminari për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën. Kirilit dhe Metodij”kanë jo vetëm rëndësi nacionale por edhe më gjerë internacionale.  Për mua ky seminar është një gërshetim i përkryer i shkencës së lartë, edukimit në praktikë, zhvillimit të lektorateve të maqedonistikës në botë, bashkëpunimeve, rrjetëzimeve, projekteve të reja, por para së gjithash edhe diplomaci kulturore.  Zhvillimi i turizmit kulturor si një degë e rëndësishme shoqërore dhe ekonomike, besoj se si një prej prioriteteve do të japë me të vërtetë fruta.

Është impozant numri i pjesëmarrësve të tanishëm në shkollat verore dhe dimërore, në konferencat ndërkombëtare – mbi 4000 pjesëmarrës nga rreth 60 vende.  Më gëzon shumë fakti që 65 seminaristët – maqedonistët nga 17 vende, prej sot, nga ky moment do të lundrojnë në maqedonistikë.

Inkurajon e dhëna se maqedonistika është në ngritje dhe që nxit interes të madh në botë, nëpërmjet veprimtarisë së 11 lektorateve maqedonase që duhet të zmadhohen, të shumëfishohen dhe nëpërmjet shumë qendrave universitare ku mësohen gjuha, letërsia dhe kultura maqedonase.  Ne duhet ose ne me patjetër duhet të tregojmë kujdes institucional për zhvillimin e veprimtarisë së Seminarit Ndërkombëtar dhe lektorateve, nevojite të zhvillohet shkëmbim kulturor dhe shkencor-arsimor nëpërmjet dialogut me botën, kurse është e rëndësishme të nxitet edhe diplomacia kulturore që tashmë e përmenda, e cila është një urë e përkryer bashkëpunimi dhe dritare kah botës, por edhe dritare kah thesareve tona kulturore dhe arritjeve tonë më të reja.

Jam krenare dhe e lumtur që këtë vit, Shkolla verore fillon me një koncept të ripërtërirë, me vizion, të propozuar nga drejtoresh e Seminarit Ndërkombëtar, prof. dr. Kristina Nikollovska, që duket qartë edhe nga agjenda. Programi, përveç ligjëratave të rregullta nga lektorët dhe ligjëratat plenare mbi gjuhën maqedonase dhe maqedonistikën, këtë vit, me energji dhe ide të reja, fillon një spektër të përmbajtjeve të reja të cilat i zbukuron kreativiteti dhe novacioni.

Programi ambicioz parashikon përmbajtje të pasura, si për shembull, ligjëratë ambientale dhe interaktive, tashmë u përmend Shkolla peripatetike, dhe kjo interaktive tingëllon sokratike, dhe unë deklaroj veten sokratiste, ekskursionet kulturore-historike në komplekset në manastirin e Shën. Naumit dhe Plaoshnikut, në bërthamën e qytetit të vjetër të Ohrit, në parajsën e natyrës Vevçani, në Strugën poetike dhe “Mbrëmjet strugane të poezisë” dhe Shtëpinë përkujtimore, gjithashtu, të vëllezërve Milladinovi.  Më gëzon fakti që profesorët dhe seminaristët do të shkojnë “nëpër gjurmët e Shën. Klimentit”, duke filluar nga Plaoshniku, burimi i shkrim-leximit dhe kulturës pansllave, kurse pastaj do të mbajnë ligjërata në shtëpitë përkujtimore të:  Përliçevit, Robevcit, Uzunovit dhe Uranisë, duke ecur nëpër sokakët e shquar të qytetit të moçëm, ku çdo gur ka vlerë arkeologjike.  E gjithë kjo është edhe dëshmi se Seminare është – shtëpi.  Shtëpi e ngrohtë e maqedonistikës, dritaret e të cilët çojnë drejt njohurive dhe shkencës, por edhe drejt bukurive kulturore-historike dhe natyrore të këtij margaritari të mrekullueshëm të Evropës dhe Ballkanit – qyteti i moçëm i Ohrit, i cili e zbukuron Liqenin e mrekullueshëm të Ohrit.  Për fat Ohri është edhe shtëpia ime, vendlindja ime.  Me lot në sy vij dhe largohem prej këndej.  Madje edhe tani mendoj se liqeni këndon në maqedonisht.  

Të nderuar,

Me cilësinë e patronit, kam nder ta shpall të hapur Shkollën e  57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe t’u uroj punë të suksesshme seminaristëve, ligjëruesve, lektorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve.

Dëshiroj që maqedonistika të ketë zhvillim të përhershëm dhe të vazhdojë të jetë mision dhe veprimtari e përhershme e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë maqedonase në UKEM.

Në fund, kishte të drejtë një profesor, kryetari i Shoqatës botërore të filologjisë dhe linguistikës kur në korridoret në Strasburg duke me dëgjuar mua si flas me të shpejtë maqedonisht, më pyeti:  “Madam, në çfarë gjuhe flisni?” Unë i thashë:  Në maqedonisht.” Komenti i tij ishte:  “Tingëllon sikur këndoni dhe jo se flisni”.  

Faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....