Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë zyrtare të Republikës së Sllovakisë

1 Qershor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë në vizitë zyrtare të Republikës së Sllovakisë duke filluar nga sot.

Nesër, të martën, më 2 qershor 2026, në Bratislavë, Presidentja Siljanovska Davkova do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini. Është planifikuar që Presidentët të zhvillojnë një takim kokë më kokë, më ç’rast do të mbahet edhe takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.

Gjithahstu, Presidentja Siljanovska Davkova do të takohet edhe me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, Richard Rasi, si dhe me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Sllovakisë dhe Ministrin e Mbrojtjes, Robert Kalinjak.

Presidentja Siljanovska Davkova është planifikuar që të vendosë kurorë me lule në Monumentin e Lirisë në Zonën Memoriale Devin. Në rast të kësaj vizite, Presidentja Siljanovska Davkova do ta vizitojë ekspozitën grupore “Nga glagolitika në dritë: Oda vizuale për Shën Cirilin dhe Metodin” në Qendrën Kombëtare të Kulturës dhe Arsimit në Bratislavë, ku do të ekspozohen vepra të artistëve maqedonas: Ana Mitevska, Angel Korunovski, Laze Tripkov dhe Aleksandra Kostadinovska.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...