Presidentja Siljanovska Davkova në Zvicër do të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë.

15 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, më 15 dhe 16 qershor 2024 do të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë në Burgenstock në liqenin e Luzernit në Zvicër.

Në këtë samit është planifikuar që presidentja Siljanovska Davkova të ketë fjalimin e saj dhe të realizojë takime bilaterale me disa nga pjesëmarrësit e samitit.

Mbledhja synon të krijojë një forum për dialogun e nivelit të lartë mbi mënyrat për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën në harmonizim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së, për të promovuar një kuptim të përbashkët të një kuadri të mundshëm për arritjen e këtij qëllimi, dhe për të përcaktuar një udhërrëfyes se si të përfshihen të dyja palët në një proces të ardhshëm paqeje.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...