Presidentja Siljanovska Davkova vendosi lule në varrezat e Kiro Gligorov, Boris Trajkovski dhe Nikola Klusev-it me rastin e Ditës së Pavarësisë

8 Shtator 2026 | Kumtesat

Me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë dhe kremtimit të 35-vjetorit të pavarësisë, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, në varrin e Presidentit Boris Trajkovski, si dhe në varrin e Kryeministrit të parë, Nikola Klusev, në Varrezat e Qytetit në Butel – Shkup.

 

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, të organizuar nga Kabineti i Presidentit, lule të freskëta vendosën delegacioni parlamentar, i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, delegacion qeveritar i udhëhequr nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sashko Lafçiski, Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve, pushteti gjyqësor, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kryetarët e komunave të Shkupit, Drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovlleva, Drejtoresha e KMBFGR, Olivera Trajkovska, përfaqësuesit e partive politike, trupit diplomatik, si dhe familjes Klusevi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit