Pritje zyrtare e Presidentes Siljanovska Davkova në Sllovaki

2 Qershor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u prit sot në Bratislavë nga Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, në ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Presidentët zhvilluan takim kokë më kokë, i ndjekur nga takimi plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.

Fokusi i bisedimeve ishte vlerësimi dhe avancimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks mbi bashkëpunimin politik, integrimin tonë maratonë europian, si dhe mbështetjen e Sllovakisë gjatë këtij procesi. Gjithashtu, tema e dialogut ishte: bashkëpunimi ekonomik, tregtia dhe investimet, si dhe mundësitë për partneritet të zgjeruar në fushën e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe inovacionit.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë dhe gjeopolitikës në Europë, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe nevojën për stabilitet dhe perspektivë të qartë europiane për rajonin.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Presidentja Siljanovska Davkova do të takohet me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake, Rihard Rashi, si dhe me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe Ministrin e Mbrojtjes, Robert Kalinjak.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...