Pritje zyrtare e Presidentes Siljanovska Davkova në Slloveni

18 Maj 2026 | Kumtesat

Në ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u prit sot në Lubjanë nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar.

Presidentet zhvilluan një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovene.

Temat e diskutimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, integrimi europian i Maqedonisë, situatat aktuale gjeopolitike, arkitektura e sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe roli i NATO-s, përmes prizmit të angazhimit të përbashkët ndaj rendit shumëpalësh dhe projektit politik europian.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se besueshmëria e integrimit europian varet nga zbatimi konsistent i kritereve të Kopenhagës: stabiliteti i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe respekti për pakicat, ekonomia e tregut, aftësia për t’u përballur me detyrimet e anëtarësimit, të përfshira në Traktatin e BE-së.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Presidentja Siljanovska Davkova është paraparë që të takohet me Kryetarin e Dumës Shtetërore të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...