Presidentja Siljanovska Davkova në një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë

17 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Nesër, të hënën, më 18 maj 2026, në Lubjanë, Presidentja Siljanovska Davkova do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Është planifikuar që presidentet të zhvillojnë takim ballë për ballë, me ç’rast do të zhvillohet edhe një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Presidentja Siljanovska Davkova do të takohet me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.

Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova është planifikuar të vendosë kurorë me lule në Monumentin e Viktimave të të Gjitha Luftërave dhe Viktimave të Lidhura me Luftën.

Presidentja Siljanovska Davkova do të vizitojë Kishën Ortodokse Maqedonase “Shën Kliment i Ohrit” në Lubjanë dhe do të takohet me anëtarë të Lidhjes së Shoqatave Kulturore Maqedonase dhe bordeve kishtare. Ajo do të takohet gjithashtu edhe me emigrantë maqedonas që punojnë në fushat e shkencës, kulturës dhe mjekësisë.

Presidentja Siljanovska Davkova do të zhvillojë takim me anëtarët e Klubit të Biznesit Maqedonas-Slloven, ndërsa në Kranj do të vizitojë Shoqatën Kulturore Maqedonase.

Të martën, më 19 maj 2026, Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë ligjeratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën: “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...