Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të PBEJL-së në Sofje

10 Qershor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (PBEJL) në Sofje, Republika e Bullgarisë, sot (e mërkurë, më 10 qershor 2026).

Ajo do të mbajë fjalim në seancën plenare me temën “Busulli drejt Stabilitetit, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë”.

Samiti organizohet nga Presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Jotova. Përveç Presidentes së Maqedonisë, në këtë samit do të marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq, Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryeministri i Republikës së Moldavisë, Alexandru Munteanu, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Greqisë, Giorgos Gerapetritis, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Amer Kapetanović.

Në margjinat e këtij samiti planifikohen takime dypalëshe të Presidentes së Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova me Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Jotova, si dhe me Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...