Siljanovska Davkova iu ndau shpërblimet futuesve të Maratonës së 39-të të Notit të Ohrit

22 Gusht 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në cilësinë e patronit, iu ndau shpërblimet e Maratonës së 39-të të Notit të Ohrit.

Në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare sportive, që u mbajt për të 39-tën herë në Ohër, fituesja në garën e grave dhe fituesja e kurorës së dafinës ishte argjentinasja Mayte Alen Puka, ndërsa vendin e parë dhe kurorën e dafinës në garën e meshkujve e fitoi Alessio Occhipinti nga Italia. Maqedonasi 17-vjeçar, Petar Cekov, doli i treti, duke fituar medaljen e bronztë.

Presidentja Siljanovska Davkova u uroi fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve të maratonës, duke shprehur mirënjohje për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe sportivitetin e tyre dhe duke u uruar shëndet të mirë dhe suksese të reja sportive.

Këtë vit, 16 notarë nga tetë vende garuan në pistën “Klime Savin”, 25 kilometra e gjatë nga Sveti Naum deri në Portin e Ohrit: 11 në konkurrencën e meshkujve dhe 5 në konkurrencën e femrave, përfshirë katër garues nga Maqedonia.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit