Siljanovska Davkova në manifestacionin “Tetova feston – Vera Kulturore e Tetovës 2025”

25 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në mbrëmjen maqedonase në Tetovë, si pjesë e manifestacionit kulturor, artistik dhe sportiv të këtij viti “Tetova feston – Vera Kulturore e Tetovës 2025”.

Në qendër të Tetovës, shoqata kulturore dhe artistike “Kiril Pejčinović” nga Tearca e Tetovës, grupi rok “The Nameless Trio”, muzikanti pop Vlatko Lozanoski – Lozano, me grupin e tij, si dhe reperi tetovar Nikola Trpeski S.A.M. e kanë shfaqjen e tyre.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti edicionin e katërt të këtij manifestacioni kulturor, artistik dhe sportiv dhe theksoi se ai respekton multikulturalizmin dhe synon një garë kulturore dhe sportive.

Së pari, në hapësirat e komunës, ajo pati takim jonformal me kryetarin e komunës Bilal Kasami, me ftesën e  të cilit ajo mori pjesë në manifestacionin e lartpërmendur. Të dy besojnë në potencialin unik turistik të rajonit të Tetovës, në mundësitë e zhvillimit të shpejtë lokal, si dhe në ndikimin e tij pozitiv mbi atë kombëtar.

Kryetari Kasami theksoi se ishte i nderuar nga prania e Presidentes Siljanovska Davkova, duke shprehur kënaqësinë e tij që ndan momente të bukura me të gjithë banorët e Tetovës, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe fetare, mosha dhe statusi.

Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, ideja e organizatores për të mbajtur një mbrëmje kulturore maqedonase, shqiptare, turke dhe rome është për t’u mirëpritur, si një shprehje e pamohueshme e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Për të, muzika dhe vallëzimi stimulojnë kohezionin shoqëror dhe inkurajojnë bashkëjetesën paqësore dhe të pasur.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...