Siljanovska Davkova në Panel diskutimi me Macron dhe Melonin: Integrimi Europian i Ballkanit Perëndimor paraqet parakusht për luftë efektive kundër trafikut të drogës

4 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në diskutim paneli të organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni sot në Jerevan, në kuadër të aktiviteteve të Koalicionit Europian Kundër Drogave (ECAD).

Në fjalimin e saj, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Ballkani Perëndimor paraqet zonë tranziti për trafikimin e drogës, duke theksuar seriozitetin e kësaj sfide dhe rrezikun e ndikimit nga të ashtuquajturit “aktorë të tretë”. Ajo theksoi se roli në rritje i strukturave të drogës në ekonomi, politikë dhe shoqëri nuk duhet të nënvlerësohet. Ajo paralajmëroi se rrjetet kriminale po fitojnë fuqi për të ndikuar në proceset dhe institucionet partiake dhe politike.

“Është e nevojshme që Bashkimi Europian të rishqyrtojë politikën e tij sa i përket zgjerimit përmes prizmit të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh dimensionin e sigurisë”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mund të jetë shembull i mirë i një politike europiane parandaluese, në vend të një politike reaktive. Sipas saj, është e rrezikshme që ajo që quhet “modus operandi” në trafikun e drogës të shndërrohet në “modus vivendi”.

Presidentja Siljanovska Davkova në fund kujtoi se arkitektura politike dhe e sigurisë europiane është e pandashme nga ajo ballkanike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin e Armenisë, Haçaturjan

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin e Armenisë, Haçaturjan

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot në Jerevan me Presidentin e Republikës së Armenisë, Vahan Haçaturjan, në të cilin të dy shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e marrëdhënieve miqësore, si dhe për avancimin e bashkëpunimit. Presidenti i Armenisë...