Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ishte nikoqire e delegatëve permanent – ambasadorë dhe përfaqësues të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të udhëhequr nga Kryetari i Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s, Konder M. Tala nga Bangladeshi.
Temë e bisedës ishte mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Ohrit dhe rajonit të Ohrit, në dritën e rekomandimeve të Komitetit.
Kryetari dhe bashkëbiseduesit e informuan Presidenten për gatishmërinë dhe vendosmërinë e qartë politike për të ndërmarrë hapa juridikë dhe institucionalë, të shoqëruar me masa konkrete.
Ajo e theksoi nevojën për një angazhim më të madh të komunitetit të ekspertëve, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë për tejkalimin e problemeve të përbashkëta.
Sipas bashkëbiseduesve, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Ohrit dhe rajonit të Ohrit i tejkalon kufijtë kombëtarë dhe kërkon mirëkuptim dhe solidaritet ndërkombëtar.





