Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Armenisë, Covinar Hambarhxumian

30 Prill 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Armenisë, me seli në Sofje, Covinar Hambarhxumian.

Në këtë ceremoni, ajo shprehu kënaqësinë e saj për emërimin e ambasadores së re, menjëherë para pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Jerevan, duke vënë në dukje se kjo është vizita e parë e një Presidenti maqedonas në Republikën e Armenisë dhe fillimi i një epoke të re në marrëdhëniet e ndërsjella.

Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se marrëdhëniet maqedonase-armene bazohen mbi angazhimet për paqe, progres dhe prosperitet.

Sipas saj, në një kohë kur dija, inovacioni, inteligjenca artificiale dhe digjtalizimi janë nxitësit më të rëndësishëm të zhvillimit, distanca gjeografike është gjithnjë e më pak një faktor kufizues për bashkëpunim intensiv në fushat e shkencës, ekonomisë, arsimit, kulturës, turizmit.

Ambasadorja e sapoemëruar Hambarhxumian i vlerësoi marrëdhëniet maqedonase-armene si të suksesshme, për shkak të themelit të respektit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe një angazhimi të përbashkët për dialog, stabilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të kontribuar personalisht në përmirësimin e dialogut politik, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Të dy palët njohin potencialin për intensifikimin e lidhjeve tregtare, para së gjithash, duke krijuar një kuadër të përshtatshëm ligjor, dhe më pas duke organizuar forma të tjera bashkëpunimi, siç janë forumet e biznesit, takimet e odave të tregtisë, projektet e përbashkëta, qëllimi i të cilave janë investimet dhe përfitimi i ndërsjellë.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti pjesëmarrjen e të dy vendeve në programin Erasmus+, si një bazë e fortë për nxitjen e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimeve studentore midis universiteteve.

Në një botë me multipolaritet në rritje, të dy palët besojnë se multilateralizmi është i përshtatshëm për shtetet e vogla dhe të mesme në adresimin e sfidave dhe tundimeve të shumta me të cilat përballemi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit