Siljanovska-Davkova priti Beate Meinl-Reisinger, Ministre për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë

17 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova realizoi takim me Beate Meinl-Reisinger, Ministre Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike, të bazuara në respekt dhe mirëkuptim, si dhe u vu në dukje bashkëpunimi i zhvilluar dhe intensiv në telekomunikacion, bankari, kulturë, arsim dhe fusha të tjera.

Presidentja, duke vënë në dukje se në dy dekadat e fundit Austria ka qenë investitori më i madh i huaj, me mbi 50 kompani në vend, vuri në dukje potencialin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e burimeve të energjisë së rinovueshme, infrastrukturës dhe arsimit.

Ministrja Beate Meinl-Reisinger e përmendi turizmin si një degë në zhvillimin e së cilës, përvoja e suksesshme e Austrisë mund të jetë një ndihmë e madhe.

Gordana Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për t’i dhënë fund maratonës maqedonase drejt Brukselit, e kushtëzuar nga bilateralizimi i procesit të integrimit evropian dhe standardet e dyfishta për anëtarësim, ndonjëherë në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të përcaktuara në dokumentet kushtetuese të BE-së.

Duke theksuar se Ballkani Perëndimor ishte dhe mbetet një përparësi e Qeverisë së re Austriake, ministrja Meinl-Reisinger vuri në dukje se pa rajonin e Ballkanit Perëndimor, Unioni nuk është i plotë. Duke e përmendur Austrinë si mbështetësen tonë të fuqishme, ajo konfirmoi se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe se do të donte që bisedimet për zgjidhjen, por edhe gjetjen e vetë zgjidhjes, të këtij kontesti dypalësh të pabazuar të zhvilloheshin në Vjenë.

Duke shprehur mirënjohjen e saj të sinqertë për solidaritetin dhe ndihmën pas tragjedisë në Koçani, Siljanovska-Davkova tha se Austria edhe një herë dëshmoi se është miku dhe partneri ynë i sinqertë.

Të dyja ranë dakord se kishte ardhur koha për një vizitë të nivelit të lartë, qoftë në Shkup apo në Vjenë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...