Siljanovska Davkova takohet me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, Rihard Rashi

2 Qershor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot në Bratislavë me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, Rihard Rashi.

Të dy riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar midis dy vendeve.

Ata e njohin diplomacinë parlamentare si një mekanizëm thelbësor për shkëmbimin e përvojave, krijimin e besimit dhe përforcimin e institucioneve demokratike.

Duke përmendur përvojën e saj parlamentare në Parlamentin e Maqedonisë, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e parlamenteve si “shkolla të demokracisë” dhe institucione që sigurojnë vazhdimësi, llogaridhënie dhe lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët, si burim i legjitimitetit të tyre.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti rolin historik të Institutit Parlamentar të Sllovakisë, i cili, së bashku me partnerin e tij të Çekisë, kontribuoi ndjeshëm në krijimin dhe trajnimin e Institutit Parlamentar brenda Parlamentit të Maqedonisë.

Rashi konfirmoi mbështetjen e Sllovakisë për integrimin europian të Maqedonisë, duke theksuar se zgjerimi i BE-së duhet të mbetet proces që bazohet mbi meritat, në të cilin të njëjtat rregulla vlejnë për të gjitha vendet kandidate.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se vendi është teknikisht i gatshëm për të hapur negociatat dhe se pret proces që do të jetë i besueshëm, i parashikueshëm dhe i lirë nga barrët dypalëshe.

Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se marrëdhëniet maqedonase-sllovake po zhvillohen me dinamikë pozitive, pa çështje të hapura dhe me bashkëpunim në rritje në fusha të shumta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...