Siljanovska Davkova u takua me ambasadorët e vendeve anëtare të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Bruksel

5 Nëntor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvilloi takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, kushtuar bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin me Irena Andrassy (Kroaci), Ioannis Vrailas (Greqi), Balint Odor (Hungari), Vincenzo Celeste (Itali), Juraj Nociar (Sllovaki) dhe Vladimir Bertl (Republika e Çekisë), ajo i falënderoi ata për mbështetjen e tyre.

Ajo theksoi se pavarësisht bllokadës në procesin e anëtarësimit, niveli i fortë i përafrimit të legjislacionit tonë me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe përafrimi njëqind për qind me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së konfirmojnë angazhimin e Maqedonisë ndaj procesit të integrimit europian.

Si konfirmim shtesë për këtë, ajo përmendi zbatimin e përshpejtuar të Agjendës së Reformave, e përmendur edhe në raportin e Komisionit Europian për këtë vit.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen se intensifikimi i procesit të pranimit të Maqedonisë dhe integrimi i rajonit do të jenë prioritet i presidencave të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Europian, veçanërisht gjatë presidencave të Greqisë dhe Italisë, si miq të Ballkanit Perëndimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit