Siljanovska Davkova u takua me artistin Velimir Zhernovski dhe kuratorin Tihomir Topuzovski

24 Prill 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot me artistin Velimir Zhernovski dhe kuratorin Tihomir Topuzovski, përpara pjesëmarrjes së tyre në Bienalen e 61-të të Artit në Venedik.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi konceptin dhe përgatitjet për pavijonin maqedonas, si dhe zgjidhjen artistike me të cilën do t’i prezantohemi publikut ndërkombëtar, në ngjarjen që ka emocionuar skenën kulturore botërore dhe publikun për dekada të tëra.

Duke respektuar rolin e artit si gjuhë universale dhe fuqinë e diplomacisë kulturore, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu interes për procesin e përgjithshëm krijues dhe mesazhet që artisti Zhernovski synon të përcjellë përmes projektit “Pieta në Mbulesat e Urgjencës”.

Bashkëbiseduesit kanë ranë dakord për nevojën urgjente për mbështetje të vazhdueshme institucionale lidhur me artin dhe kulturën, si dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë në Bienalen e Venedikut, si një mundësi e jashtëzakonshme për përfaqësim të denjë dhe afirmim të potencialit tonë krijues.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen e saj të fortë për krijimtarinë artistike, me theks të veçantë mbi artistët e rinj. Ajo shprehu gatishmërinë e saj që oborri i Kabinetit të jetë një nga vendet ku do të mbahen ngjarje kulturore dhe shfaqje artistike, me qëllim të inkurajimit të artistëve të rinj.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...