Siljanovska Davkova u takua me Gjeneralin Alexus Gregory Grinkevich, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën

30 Qershor 2026 | Kumtesat

Presidentja dhe Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura Gordana Siljanovska avkova priti sot në takim Gjeneralin Alexus Gregory Grinkevich, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën.

Për të, vizita e tij zyrtare në vend paraqet konfirmim i interesit dhe angazhimit të NATO-s për ruajtjen e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe unitetit në rajon.

Duke elaboruar mbi gatishmërinë e Forcave të Armatosura të Maqedonisë për t’u përballur me sfidat e sigurisë, ajo vuri në dukje kontributin e dukshëm dhe të vlerësuar të Maqedonisë brenda sistemit mbrojtës të NATO-s.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8, jo vetëm për qëndrueshmërinë rajonale, por edhe për mbrojtjen kolektive.

Gjenerali Alexus Gregory Grinkevich, si udhëheqës i operacioneve ushtarake të NATO-s, theksoi se SECEUR vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e Armatës së Maqedonisë, të konfirmuar përmes pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse dhe aktivitete aleate, duke vlerësuar se historia e suksesit maqedonase meriton të paraqitet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...