Siljanovska Davkova u takua me Ministrin e Tregtisë dhe Integrimit të Kazakistanit, Arman Shakaliev

20 Prill 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Ministrin e Tregtisë dhe Integrimit të Republikës së Kazakistanit, Arman Shakaliev, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vend së bashku me përfaqësues të komunitetit të biznesit të Kazakistanit.

Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, me ç’rast Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se takimet e nivelit më të lartë në periudhën e kaluar, duke përfshirë bisedimet me Presidentin Kassym-Jomart Tokayev në Forumin e Astanës dhe Samitin COP 29 në Baku, si dhe pjesëmarrja e përbashkët e fundit në Forumin Diplomatik në Antali, kanë kontribuar në mënyrë të ndjeshme në përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe dialogut politik.

Gjithashtu, në këtë bisedë u theksua edhe angazhimi i përbashkët në promovimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë, tregtisë, si dhe kulturës dhe turizmit.

Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti mbajtjen e Forumit të Dytë të Biznesit Maqedonas-Kazakistan në Shkup, si dhe nënshkrimin e dy dokumenteve të rëndësishme: Marrëveshja për Këshillin e Biznesit Maqedonas-Kazakistan dhe Memorandumi për Promovimin e Bashkëpunimit Tregtar dhe Ekonomik.

Përfaqësuesit nga Kazakistani janë veçanërisht të interesuar për investimet në Zonën e Lirë Ekonomike Bunarxhik, për shkak të mundësisë së qasjes më të lehtë në tregun europian.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe Ministri Shakaliev riafirmuan angazhimin e shteteve të vogla dhe të mesme ndaj multilateralizmit, si dhe nevojën e përforcimit të rolin e OKB-së në rendin ndërkombëtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit