Për Presidenten Gordana Siljanovska Davkova, “Uikend pastrimi general” duhet të shndërrohet në “Pastrimi general 365 ditë”.
“Le ta fillojmë çdo ditë kështu, duke imituar japonezët që së pari pastrojnë aty ku jetojnë, dhe kur janë këtu, madje edhe përreth ndërtesave tona, dhe pastaj shkojnë në punë. Kjo duhet të bëhet një filozofi e jetës!”, porositi Presidentja Siljanovska Davkova në hapjen e fushatës kombëtare të pastrimit të mbeturinave të këtij viti “Uikend pastrimi general 2026”.
Duke folur për marrëdhënien e njeriut nsaj natyrës, ajo kujtoi veprën “Kontrata Natyrore” të filozofit francez Michel Seurat, ku theksohet se njerëzimi duhet të lidhë marrëveshje miqësore me planetin Tokë dhe ta trajtojë atë si partner të barabartë.
Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, në vend që të jetojë në harmoni me natyrën, njeriu hyn në konflikt me të, duke prishur baraspeshën natyrore dhe duke shkuar drejt vetëshkatërrimit. Ajo shtoi se iniciativa të tilla paraqesin kujtesë e rëndësishme për nevojën për ndryshim.
Presidentja Siljanovska Davkova përmendi një ngjarje të kohëve të fundit në Kabinetin e saj, qëllimi i së cilës ishte të inkurajonte mësimdhënien dhe mësimin në natyrë.
Presidentja Siljanovska Davkova i sugjeroi Kryetarit të Qytetit të Shkupit që ta ndiqë shembullin e Kryetares së Komunës së Parisit, Anne Hidalgo, e cila transformoi disa rrugë pariziene në hapësira të gjelbra. “E gjelbra është e bukur, e mrekullueshme. Shkupi duhet të gjelbërohet, por më parë duhet ta pastrojmë”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.
Në pastrimin e sotëm të bregut të lumit Vardar, të organizuar nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me “Uikend pastrimi gjeneral”, morën pjesë 8 ekipe të vendosura nga lumi Lepenc deri në Urën “Kiro Gligorov”, në anët veriore dhe jugore të Vardarit.
Në bashkëpunim me kompanitë “Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërim”, vullnetarë nga kompani dhe institucione private, si dhe nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, morën pjesë në pastrimin e bregut të lumit Vardar.
“Uikend pastrimi gjeneral 2026” do të mbahet nga 8 deri 10 maj në 80 komuna në të gjithë vendin në më shumë se 500 lokacione.






