Takimi i Siljanovska Davkovës me Kllakoçar Zupançiç: Sllovenija do të mbetet mbështetësi ynë në rrugën drejt BE-së

10 Prill 2025 | Kumtesat

Në takimin e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Kryetares së Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiç, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend, u theksuan përkushtimet për nxitjen e unitetit rajonal, ruajtjen e bashkëpunimit të mirë ekonomik dhe mbështetjen e fuqishme për evrointegrimet maqedonase.

Sllovenia ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetësja dhe mikja jonë në rrugën drejt BE-së, sepse aty e kemi vendin, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja shprehu mirënjohjen e sinqertë dhe të thellë për simpatinë, ndihmën dhe mbështetjen që na e dha Sllovenia pas ngjarjes tragjike në Koçan, e cila dëshmon për miqësinë e fortë.
Ajo e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e maratonës sonë të integrimeve evropiane dhe theksoi se Sllovenia ishte gjithmonë pranë nesh.

Duke e theksuar qëndrimin e saj për domosdoshmërinë e respektimit të Kritereve të Kopenhagës, ajo shprehu skepticizëm në lidhje me respektimin e dokumenteve kushtetuese të BE-së.
Të dyja e shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin dhe partneritetin bilateral në nivel shumëpalësh, i cili ndër të tjera bazohet në aleancën e NATO-s, angazhimet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe faktin se nuk ka asnjë çështje të hapur midis dy vendeve.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë e rikonfirmoi mbështetjen e saj, duke theksuar se BE-ja është e paplotë dhe e papërfunduar pa të gjithë popujt evropianë. Ajo shprehu mirëkuptim për zhgënjimin e qytetarëve maqedonas për shkak të stërzgjatjes së procesit evrointergrues dhe për frikën e vendosjes së pengesave të reja edhe përkrah lëshimeve të shumta të bëra nga pala maqedonase.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se politika e zgjerimit të BE-së nuk duhet të jetë e dyanshme dhe nuk duhet të ketë kritere dhe precedentë të veçantë për ne, pasi kjo do të ndikojë edhe te kandidatët e ardhshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...