Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

16 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të të përparohet pozita e tyre në shoqëri.

Këshilli i të rinjve, i cili formohet në prag të 17 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, përbëhet nga kryetari dhe 19 anëtarë, kurse në punën e tij mund të ftohen të marrin pjesë edhe punonjës shkencorë dhe profesionalë, përfaqësues të institucioneve arsimore-shkencore, shoqata të të rinjve dhe studentore, si dhe përfaqësues të organizatave të biznesit nga vendi.

Kryetare e Këshillit të të rinjve u emëruar Lina Rangelova, kurse për anëtarë të Këshillit janë emëruar: Keti Kostovska, përfaqësuese nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kristina Antovska, përfaqësuese nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ivana Mitreska, përfaqësuese nga Ministria e Sportit, Dragana Bojkovska, koordinatore e Klubit për Çështje dhe Politika të të Rinjve, Arta Qerimi, Aleksandar Karatosho, Marija Kërsteva, Damjan Konjanovski, Filip Ivanovski, Aleksandar Nikollovski, Iva Tërpeski, Kristijan Lazarev, Darko Trajkoski, Doan Sulejmanoski, Gresa Qail, Elena Spasevski , Deniz Miftari dhe Hristijan Ilievski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në ceremoni solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti sot Presidenten e parë të Republikës së Indisë, Drupadi Murmu që është në vizitë zyrtare të vendit. Takimi ballë për ballë u pasua pas takimit plenar të...